Ushtria e Ukrainës ka deklaruar se ka goditur objektiva ushtarake brenda Rusisë duke përdorur raketa ATACMS të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara, dhe e ka cilësuar këtë një “zhvillim të rëndësishëm”.
Sipas raportimeve, kjo është hera e parë që Ukraina e pranon hapur përdorimin e raketave balistike të përparuara amerikane kundër objektivave në territorin rus, edhe pse administrata e atëhershme e Joe Biden e kishte hequr kufizimin për përdorimin e tyre jashtë territorit ukrainas një vit më parë.
“Përdorimi i aftësive të sulmit me rreze të gjatë veprimi, duke përfshirë sisteme si ATACMS, do të vazhdojë”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në deklaratën e tij.
Ukraina i mori këto sisteme në vitin 2023, por fillimisht ishte e kufizuar në përdorimin e tyre vetëm brenda territorit të vet, rreth një e pesta e të cilit mbetet e pushtuar nga Rusia. Joe Biden hoqi zyrtarisht këto kufizime në nëntor të vitit 2024, një vendim që fillimisht u kritikua nga pasardhësi i tij, Donald Trump.
Kievi po kërkon gjithashtu raketa amerikane Tomahawk, me rreze veprimi deri në 2,500 km (1,550 milje), duke argumentuar se këto armë do të ndihmonin në shtyrjen e Rusisë drejt tryezës së negociatave. Megjithëse Trump fillimisht shfaqi gatishmëri për të shqyrtuar shitjen e tyre, në nëntor ai deklaroi se “nuk po e merrte në konsideratë” këtë mundësi.
- VanHorn takohet me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj: Ekspertizë amerikane për PPP - 18/11/2025
- Joe Biden hoqi kufizimin e përdoriit të tyre, Ukraina godet objektivat ushtarake ruse me raketat ATACMS - 18/11/2025
- Mbrojtja ajrore ruse rrëzon dy dronë ukrainas që ishin drejtuar drejt Moskës, pezullohen përkohësisht fluturimet në aeroportin kryesor të vendit - 18/11/2025