Pas fitore 2-0 ndaj Sllovenisë në Lubjanë, Kosova ka siguruar matematikisht play-offin për Kupën e Botës 2026, një sukses historik edhe për ta.
Megjithatë, ëndrra për një kualifikim direkt në Botëror mbetet aty për Dardanët, ndryshe nga kuqezinjtë që nuk kanë asnjë shpresë për vendin e pare. Në ndeshjen e fundit të eliminatoreve, Kosova pret Zvicrën në “Fadil Vokrri”.
Për t’u kualifikuar direkt, Dardanët duhet të fitojnë me një diferencë prej së paku 6 golash, një detyrë jashtëzakonisht e vështirë duke pasur parasysh formën e Zvicrës, e cila deri tani ka regjistruar 4 fitore dhe 1 barazim dhe nuk ka humbur asnjë takim.
Edhe kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, e përmendi këtë fakt pas ndeshjes, duke theksuar rezultatin që i duhet Kosovës. Trajneri Franco Foda dhe ekipi janë të përqendruar te ndeshja e fundit, duke kërkuar një rezultat të mirë. Kosova tashmë ka shkruar histori duke siguruar play-offin, dhe çdo gjë tjetër, përfshirë një kualifikim direkt në Botëror, do të ishte përtej ëndrrës…
- Zjarri apokaliptik në Himarë po përhapet me shpejtësi, bashkia thirrje banorëve dhe turistëve: Largohuni nga zonat me rrezik - 04/09/2026
- “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës - 04/09/2026
- Zjarri në Himarë merr përmasa të frikshme/ Digjet një banesë dhe rrezikohen 40 shtëpi të tjera, banorët apel për ndihmë - 04/09/2026