Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, foli sërish para sfidës së madhe me Anglinë, duke theksuar forcën e rivalit dhe rëndësinë e momentit historik për Shqipërinë.
“Po flasim për Anglinë. Një ekip që është favorit për Kupën e Botës. Ne luajmë për herë të parë në play off. Ata kanë një trajner shumë të mirë. Kanë lojtarët nga më të mirë të botës. Kanë fituar 7 ndeshje dhe nuk kanë pësuar asnjë gol.
Në fakt ishte një ndeshje shumë e vështirë me Andorrën. Edhe me Anglinë, ata kishin një rezultat shumë të ngshtë. Janë një ekip që mbrojnë me zemër. Sa i përket me Brojën, kam folur me të, me grupin. Ishte pak i zhgënjyer. Por ky është një moment shumë i mirë për ekipin, për gjithë vendin. Duhet ta shijojmë këtë moment. Ta shijojmë ndeshjen që kemi nesër”.
- Robert Ndrenika, aktori që shndërroi çdo rol në monument të artit tonë skenik - 11/01/2026
- Nën drejtimin e Berishës, opozita rënie drastike votash, analisti: Opozita mbetet e përçarë (SHIFRAT) - 11/01/2026
- “Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës - 10/01/2026