Donald Trump ka komentuar mbi emailet e Jeffrey Epstein, të cilat sipas demokratëve e përfshijnë presidentin amerikan në një nga dosjet më të përfolura në media.
Disa orë pasi ato u publikuan nga Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve.
Në një postim në Truth Social, ai pretendon se çështja e Jeffrey Epstein “është një mashtrim” dhe një “kurth” i ngritur nga Demokratët.
Ai komenton se “vetëm një republikan shumë i keq ose budalla do të binte në këtë kurth”.
“Nuk duhet të ketë shpërqendrime ndaj Epstein ose ndonjë gjëje tjetër. Republikanët e përfshirë duhet të përqendrohen vetëm në hapjen e vendit tonë dhe riparimin e dëmit të madh që shkaktuan Demokratët!”, shkroi presidenti.

Latest posts by Pena Albania (see all)
- Mediat amerikane publikojnë emrin: Virginia Giuffre, gruaja me të cilën Trump kaloi në shtëpinë e Epstein - 13/11/2025
- Trump nuk kursen as të vetët, sulmon republikanët që kërkojnë hapjen e dosjes Epstein: Vetëm një budalla bie në këtë kurth - 13/11/2025
- Ambasadorët e BE takim me Ramën në Kryeministri - 12/11/2025