Kreu i ekzekutivit Edi Rama, ka pritur këtë paradite në ambientet e kryeministrisë ambasadorët e vendeve Europiane, siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel Elda Menga.
Delegacioni i diplomatëve të huaj kryesohet nga ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, ndërsa të pranishëm janë pothuajse të gjithë kryediplomatët e vendeve anëtare të akredituar në Tiranë.
Burime për Top News, në takim është e pranishme edhe ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, që zhvilloi një ditë më parë një takim të ngjashëm me ambasadorët e BE.
Tema e këtij takimi nuk dihet ende, por ai mbërrin një javë pas publikimit të raportit të progresit për Shqipërinë.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Si ka mundësi që nuk ka kandidatë për kryetar të PD?”, Berisha i përgjigjet demokrates: Kanë frikë nga… - 06/05/2026
- Normaliteti në vendin tim - 06/05/2026
- Salianji i përgjigjet Nokës: Mul Çupëlina, unë nuk ha jashtëqitjet e shefit siç bën ti! Kone që mendon se je bulldog i Sali kolltukut - 06/05/2026