Në një komunikim me mediat për procesin zgjedhor, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka shpjeguar se si do të funksionojë procesi i numërimit të votave me Inteligjencë Artificiale në Bashkinë e Tepelenës, që aplikohet për herë të parë.
“Në çdo tavolinë kemi të instaluar kamera që regjistrojnë procesin e numërimit të fletëve, fletët vendosen mbi tavolinë, filmohen. Ajo çfarë kemi bërë ne dhe ku e përdorim, është që të gjitha këto filmime, nëpërmjet
një programi kompjuterik me IA do të bëjë leximin automatik, sistemit kamera, të fletës së votimit.
Do ta kuptojë ky sistem duke përdor IA se për kë është votuar dhe rezultati vjen automatikisht në KQZ, pa pritur që të bëhet tabulimi i rezultatit nga anëtarët e grupit të të numërimit. Çdo fletë votimi vjen dhe transmetohet në KQZ.
Jo shumë janë të familjarizuar me IA, se çfarë domethënie ka dhe se si funksionon, jo vetëm për vlerësimin e fletëve, por edhe për aspekte të tjera të përdorimit të saj. Është një program i cili të lehtës për aspekte të ndryshme, në rastin tonë për procesin e numërimit të fletëve të votimit”, tha Celibashi.
- Mister në Brazil, pas humbjes në zgjedhje zhduket Flavio Bolsonaro! I anulohen pasaportat, dyshohet se është arratisur në SHBA - 27/10/2026
- Paketa fiskale, reagon Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj - 27/10/2026
- “Bëhuni gati për luftë me Rusinë”- Anglia paralajmëron Europën për sulme të shpejta: I kemi njoftuar qytetarët dhe NATO-n! - 27/10/2026