Këtë të diel, qytetarët e Kosovës janë drejtuar drejt qendrave të votimit për të marrë pjesë në balotazhin e zgjedhjeve lokale, ku do të vendosin për kryetarët e rinj të komunave.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), vendvotimet në të gjitha komunat ku zhvillohet balotazhi janë hapur në orën 07:00 dhe do të qëndrojnë të hapura deri në 19:00.
Procesi i votimit po zhvillohet në 525 qendra votimi me gjithsej 1,648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1,628 vendvotime janë për votimin e rregullt.
Ndërsa, për votimin me kusht janë hapur 18 qendra, nga një për çdo komunë, me gjithsej 20 vendvotime, ka bërë të ditur KQZ-ja. /rel
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë/ Voton Albin Kurti, thirrje qytetarëve të votojnë: Është një ditë e mirë për demokracinë - 09/11/2025
- Ditë zgjedhjesh edhe në Kosovë, qytetarët në 18 komuna votojnë për të kryetarët në balotazh - 09/11/2025
- Zgjedhjet lokale në 5 bashki, Rama thirrje qytetarëve: Votoni! - 09/11/2025