16.5 C
Tirana
06 / 11 / 2025

“Na ka dalë nami se jemi të dhunshëm, ne duam pa kushte”/ Rama nderon rektorin e Universitetit BOKU të Vjenës: Do ikësh nga kjo botë si austriak dhe si shqiptar

Kryeministri Edi Rama ka nderuar me Yllin për Mirënjohje Publike, profesorin Hubert Hasenauer, rektor në Universitetin BOKU në Austri,  për kontributin dhe përkushtimin e tij në transformimin e UBT (Universitetit Bujqësor të Tiranës) sipas modelit të Vjenës. 

“Austria nuk e pa kurrë Shqipërinë si periferi, por si një dritë që nuk duhej lënë të fikej. Qysh në kontaktin e parë me Austrinë, e kam ndjerë këtë gjë. Është filli i gjatë që lidh marrëdhënien mes Austrisë dhe Shqipërisë.

Na ka dalë nami se jemi pak të dhunshëm, pro ne kur duam, duam pakushte dhe me pahir. Kështu që nuk ke nga lëviz fare, sot jeni një tjetër xhevahir në vargun e gjatë të gjerdanit të miqësisë dhe lidhjes me Austrinë. Pa asnjë diskutim, nesër do të përmendeni në këtë komunitet shpirtrat që ndihen kësaj lidhjeje që po kontribuoni për ta bërë më të fortë.

Unë personalisht së bashku me rektorin, me ministren dhe ekipin e Universitetit Bujqësor, ju jemi thellësisht dhe përgjithmonë mirënjohjes. Do dëshiroja të vinit pranë meje për të marrë yllin e mirënjohjes. Nuk do ikësh nga kjo botë si austriak, por do ikësh si austriak dhe si shqiptar.”-u shpreh Kryeministri Rama.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x