Real Madrid po përballet me tensione të brendshme që mund të sjellin largimin e yllit të skuadrës, Vinicius Júnior, në verën e vitit 2026.
Sipas raportimeve të SPORT BILD, vendimi erdhi pas incidentit të fundit gjatë El Clasicos kundër Barcelonës, i cili dyshohet se ishte pika që ia plasi kupën brazilianit.
Situata u përkeqësua kur Vinicius u zëvendësua nga trajneri Xabi Alonso dhe reagoi me forcë. Klubi e detyroi brazilianin të bënte një kërkimfalje publike, si dhe të kërkonte falje brenda ekipit dhe ndaj trajnerit.
Në të njëjtën ditë, një artikull i publikuar nga The Athletic detajoi problemet që disa lojtarë kishin me udhëheqjen disiplinore të Alonsos. Një burim anonim pranë skuadrës citoi: “Ai mendon se është Pep Guardiola, por deri më tani është vetëm Xabi.”
Real Madrid ia atribuon rrjedhjen e informacionit rreth konfliktit të Vinicius.
Presidenti i klubit, Florentino Pérez, i cili ishte një mbështetës i madh i brazilianit, ka vendosur se përparësia është klubi mbi çdo lojtar, duke e vlerësuar incidentin si një tejkalim të vijës së pranueshme në marrëdhëniet e brendshme.
Situata tregon një përplasje të mundshme mes yjeve të skuadrës dhe politikës disiplinore të trajnerit, duke nxitur spekulime mbi të ardhmen e Vinicius Júnior në “Santiago Bernabéu”.
- Mbahet në GJKKO seanca e radhës për çështjen Partizani. Avokatja e Berishës: SPAK ka gjetur fajtorin para se të gjejë provën - 12/01/2026
- Temperaturat e ulëta, ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë, qarkullimi vijon normalisht - 12/01/2026
- Nuk bëhet revolucioni duke marrë rrogën e shtetit në Parlament - 12/01/2026