Ndeshja e Conference League mes Rijekës dhe Spartës së Pragës është kthyer në një nga sfidat më të pazakonta të viteve të fundit në Europë.
Takimi, që nisi në orën 18:45 në Kroaci, u ndërpre disa herë për shkak të kushteve ekstreme atmosferike dhe u “braktis” pas pjesës së parë, e cila zgjati plot 3 orë.
Vetëm pas 13 minutash lojë, shiu i rrëmbyer e bëri terrenin të pamundur për të luajtur, duke detyruar gjyqtarin të ndalonte përkohësisht ndeshjen. Përpjekjet për ta rifilluar më vonë dështuan disa herë, pasi pas shiut nisi mjegulla e dendur, e më pas era e fortë dhe reshjet e tjera rikthyen kaosin.
Në fund të pjesës së parë, arbitri njoftoi zyrtarisht se ndeshja do të mbetej e papërfunduar, ndërsa UEFA pritet të vendosë së shpejti se kur do të `hvillohen 45 minutat e tjera.
Rijeka kërkon pikët e para pas humbjes ndaj Noah në ndeshjen e tyre të parë. Sparta kishte mposhtur Shamrock Rovers 4-1 në ndeshjen e tyre të parë dhe udhëtoi drejt bregdetit kroat duke kërkuar të bënte dy fitore nga dy të tilla.
Pezullimi do të thotë që mbështetësit e ekipit çek që udhëtojnë tani përballen me një qëndrim të zgjatur në Rijeka, ndërsa organizatorët vlerësojnë bashkë me UEFA-n se kur do të riorganizohen për pjesën e mbetur të ndeshjes.
- Si lindi “Njëqind vjet vetmi” i Gabriel García Márquez dhe roli që pati gruaja e tij, Mercedes Barcha në suksesin e shkrimtarit - 16/11/2025
- Papa paralajmëron se inteligjenca artificiale mund të dëmtojë cilësinë e kujdesit shëndetësor - 16/11/2025
- “Italia, avokatja e Shqipërisë në BE”/ Rama intervistë për Corriere: Po presim paktin e ri europian për emigracionin. Meloni e ka çuar në nivel tjetër… - 16/11/2025