15.5 C
Tirana
11 / 02 / 2026

78-vjetori i Çlirimit të Korçës/ Nderohen me tituj nderi dëshmorët që i sollën lirinë qytetit

78 vite më parë qyteti i Korçës ngriti flamurin e lirisë ndaj në këtë 24 Tetor, banorë, familjarë të dëshmorëve dhe veteranë si edhe përfaqësues të pushtetit vendor kanë zhvilluar një ceremoni solemne në shenjë nderimi e respekti. Aktiviteti ka filluar me interpretimin e bandës së qytetit tek sheshi përpara teatrit.

Në fjalën e tij përshëndetëse në ceremoninë përkujtimore organizuar në këtë 78-vjetor të ditës së çlirimit të Korçës, kryetari i Komitetit të Veteranëve të LANÇ-it Tomor Asabella, ka risjellë në vemendje ngjarjet e asaj dite.

Ceremonia është përshëndetur edhe nga përfaqësues të pushtetit vendor, të cilët kanë shprehur mirënjohje dhe respekt për dëshmorët që i sollën Korçës lirinë.

I pranishëm në këtë ceremoni ka qënë edhe Kryetar i Organizatës Kombëtare të Familjes së Dëshmorëve të LANÇ dhe Dëshmorëve të Tjerë të Atdheut, Gjergji Velo i cili ka dhënë tituj nderi për disa dëshmorë që i sollën lirinë qytetit.

Ceremonia përkujtimore në kuadër të 78-vjetorit të Çlirimit të Korçës, ka vijuar me një koncert festiv, duke i dhënë ngjyrat patriotike kësaj dite, si një nga më të rëndësishmet në memorien historike të banorëve të Korçës.

26533f7f-66f6-45a6-bc17-89aa138bb550.jpg
e5a7b81c-c203-4d13-86f4-f6f50b5415c5.jpg
baf72543-45c5-422d-85d3-13577fa4f9ef.jpg
17a25b9e-078c-46b3-8a85-6a910913726c.jpg
e05404b0-44a9-4384-9318-72319e68f1d0.jpg
e8b2f89a-ca9d-494b-80af-ea3b729c16d2.jpg
9199b060-c1f5-4fae-a764-67c1673738ce.jpg
38bc755e-307b-4317-ae4e-70c9fa6b9a61.jpg
6200ccde-6cc1-42e4-a002-c4635507deec.jpg
88eaef74-c816-468b-8759-640d257386b4.jpg
5508b196-08c5-42de-a340-f7c7ac17548c.jpg
fcd78885-51f5-46cd-a664-51a91493d43e.jpg
3289fbf7-3000-4dc0-b2a3-8fbee4edd21b.jpg

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x