21.5 C
Tirana
15 / 10 / 2025

Anglia “pret” biletën për në Botëror, Hungaria i mohon kualifikimin Portugalisë. Fitojnë edhe Spanja e Italia. Serbia vuan me Andorrën (Rezultatet)

Është mbyllur fushata kualifikuese e Botërorit 2026 për muajin tetor, teksa tani kanë ngelur vetëm dy faza për të mësuar ekipet që do të udhëtojnë në Amerikë.

Gjithsesi, në Europë është konfirmuar matematikisht skuadra e parë që do të jetë pjesë e “SHBA-Meksikë-Kanada 2026”.

Rivali i Shqipërisë në Grupin K, Anglia, është matematikisht pjesë e Botërorit, pas fitores bindëse 0-5 me Letoninë në transfertë. “Tre Luanët” shkojnë në kuotën e 18 pikëve të plota, duke mbyllur çdo llogari.

Nga ana tjetër, po në këtë grup, Serbia vuajti kundër Andorrës në transfertë. Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 17’, por pas dy minutash shënuan në portën e tyre. Në pjesën e dytë, Vlahovic dhe Mitrovic shënuan për t’i dhënë fitoren 1-3 serbëve.

Portugalia është ndalur 2-2 nga Hungaria në minutën e fundit, me kualifikimin e luzitanëve që shtyhet për në nëntor.

Po në këtë grup, Irlanda u fut sërish në lojë për vendin e dytë, duke mundur 1-0 Armeninë.

Spanja gjithashtu ecën me hap të sigurt drejt Botërorit, edhe pse llogaritë duhet t’i bëjë në nëntor. “La Roja” mundi 4-0 Bullgarinë dhe kryeson me pikë të plota Grupin E, duke u ndjekur nga Turqia me tre pikë më pak, e cila mundi 4-1 Gjeorgjinë.

Italia gjithashtu siguroi fazën “Play Off”, duke mundur 3-0 Izraelin, teksa tani shpreson te një hap fals i Norvegjisë në nëntor kundër Estonisë për t’u futur në garë për vendin e parë, edhe pse në letër duket e pamundur.

REZULTATET:

GRUPI E

Spanjë 4-0 Bullgari

Turqi 4-1 Gjeorgji

GRUPI F

Portugali 2-2 Hungari

Irlandë 1-0 Armeni

GRUPI I

Itali 3-0 Izrael

Estoni 1-1 Moldavi

GRUPI K

Letoni 0-5 Angli

Andorra 1-3 Serbi

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x