Triumfi historik i Shqipërisë 0-1 ndaj Serbisë në Leskovac ka shkaktuar tërmet në kampin serb. Kuqezinjtë e Sylvinhos zhvilluan një ndeshje perfekte, duke marrë një fitore që do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për rëndësinë në garën drejt Botërorit 2026, por edhe për pasojat që shkaktoi tek rivalët.
Pas kësaj disfate, trajneri Dragan Stojkoviç “Piksi” ka dhënë dorëheqjen, ndërsa mediat serbe raportojnë se Federata ka gjetur tashmë pasuesin e tij.
Sipas TV Arena Sport, Veljko Paunović pritet të marrë drejtimin e përfaqësueses serbe.
Humbja ndaj Shqipërisë duket se ka hapur një gropë të madhe në futbollin serb – ndërsa për kuqezinjtë, fitorja në Leskovac mbetet një nga momentet më madhështore të historisë dhe triumfi më i madh në transfertë.

- Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen - 21/10/2026
- “Pedagogët firmosin dhe ikin si skutha”/ Hervin Çuli: Intelektuali duhet të jetë kundër dhunës - 21/10/2026
- “Sistemi arsimor i kthyer në celula të partive”, Lami: Listat e pedagogëve? Mungojnë rektorët dhe dekanët… - 21/10/2026