Sot do të pezullohen të gjitha gjyqet në Gjykatën e Apelit. Burime thonë se pritet të hidhet shorti vetëm për 12 masa sigurie, pasi iu mbaron afati. Të 12 masat i kishte gjyqtari që u vra sot brenda sallës së gjyqit.
Astrit Kalaja ishte në trupë gjykuese së bashku me Gilda Hoxhën dhe Enkelejda Bajon. Këtë e konfirmon në dëshminë e saj edhe sekretarja që ishte e pranishme.
Ndërkohë Policia ka arrestuar edhe Gjon Shkambin, xhaxhain e autorit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja. Ai akuzohet për vrasje në bashkëpunim.
Gjithashtu, në pranga ka rënë edhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit.
Autori, Elvis Shkambi, qëlloi ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja pas shpalljes së vendimit për një konflikt pronësie, duke plagosur edhe dy persona të tjerë. Ngjarja ka ngritur pikëpyetje të forta mbi sigurinë në gjykata, pasi arma u fut pa u kontrolluar për shkak të mosfunksionimit të skanerit metalik.
- Leka: Servet Pëllumbi kishte nivelin më të lartë të kulturës politike/ Minxhozi: Ikja e tij, ‘mbyllja e një epoke’ - 08/05/2026
- Pas “Waka Waka”, Shakira gati të ndezë sërish Botërorin me një super hit - 08/05/2026
- Premier League “pushton” Europën, Aston Villa dhe Unai Emery shkruajnë historinë, pas 44 vitesh - 08/05/2026