“Ikona e Detit” është padyshim kroçera më e madhe në botë. Anija turistike do të nisë lundrimin në janar të vitit 2024, projekti i së cilës është zbuluar nga Royal Caribbean.
Ikona e Deteve, që nisi të ndërtohet në vitin 2021, do të ketë parkun ujor më të madh që gjendet në një kroçerë. Gjithashtu, në të do të ketë më shumë se 40 restorante, bare dhe pub-e, ka 28 kategori dhomazh dhe mban 7,600 vizitorë në 2,805 dhomat e saj.
Me gjatësi 365 metra, anija e ardhshme do të jetë pak më e madhe se ‘wonder of the Seas’ e Royal Caribbean, e cila mban titullin e anijes më të madhe të lundrimit në botë.
Rezervimet për lundrimet në anijen luksoze nga Miami në Karaibe pritet të hapen së shpejti