Ndeshjet e sotme mes Tirana–Flamurtari, Bylis–Egnatia dhe Vllaznia–Partizani janë shoqëruar me një transmetim skandaloz nga Televizioni Publik Shqiptar.
Për disa minuta, ndjekësit u përballën me ndërprerje të shumta të sinjalit live, duke u privuar nga ndjekja normale e dueleve të javës së Kategorisë Superiore.
Ky nivel transmetimi, i konsideruar amatoresk, ka shkaktuar irritim të madh mes tifozëve, të cilët kanë shpërthyer në komente kritike ndaj RTSH-së në rrjete sociale.
Ky është një tjetër dështim i turpshëm i RTSH dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilët prej vitesh po shfaqin rënie si në cilësinë e lojës, ashtu edhe në transmetimin televiziv të kampionatit më të rëndësishëm në vend. /TEMA
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Udhëzime për kapërcimin e krizës së Instagramit - 04/09/2026
- “Mesazh për të gjithë”- Përplasja e 2 biznesmenëve në Vlorë, reagon Rama: Do shpronësojmë për interes publik e turistik të gjithë zonën e konfliktit banal! - 04/09/2026
- Rusia godet me dron selinë e Shërbimit të Sigurisë në Kiev, Zelensky paralajmëron hakmarrje: Kam urdhëruar përgjigje specifike! - 04/09/2026