Real Madrid ka arritur një fitore me vuajtje në javën e 4-të të La Ligës, duke mundur në transfertë skuadrën e Real Sociedad.
Sfida nisi me ritëm të lartë në San Sebastian, me Arda Guler që tundi rrjetën që në minutën e 2’, por ndërhyrja e VAR e bëri të pavlefshëm. Pas 10 minutash ishte Mbappe i cili kaloi në avantazh ekipin e Xabi Alonsos.
Gjërat u vështirësuan për “Galaktikët”, të cilët ngelën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Huijsen në minutën e 32’. Gjithsesi, ekipi madrilen nuk u demoralizua dhe Guler, pas një asisti të Mbappe, shënoi sërish dhe këtë radhe ishte i rregullt.
Pjesa e dytë ishte më e vuajtur për “Los Blancos”, kjo pasi vendasit shkurtuan diferencën me Oyarzabal, falë një penalltie në minutën e 56’.
Në kohën e mbetur, madrilenët arritën të ruanin rezultatin, duke marrë kështu tri pikët e radhës në kampionat dhe duke udhëhequr La Ligën me pikë të plota pas 4 javësh.
REZULTATI:
REAL SOCIEDAD 1-2 REAL MADRID
Oyarzabal (P) 56’ / Mbappe 12’, Guler 44’
- Udhëzime për kapërcimin e krizës së Instagramit - 04/09/2026
- “Mesazh për të gjithë”- Përplasja e 2 biznesmenëve në Vlorë, reagon Rama: Do shpronësojmë për interes publik e turistik të gjithë zonën e konfliktit banal! - 04/09/2026
- Rusia godet me dron selinë e Shërbimit të Sigurisë në Kiev, Zelensky paralajmëron hakmarrje: Kam urdhëruar përgjigje specifike! - 04/09/2026