18.5 C
Tirana
01 / 08 / 2025

Arritje historike! Shkëndija fiton në Champions dhe siguron fazën e grupeve në Europë

Shkëndija ka shkruar historinë mbrëmjen e së martës, duke u kualifikuar për herë të parë në raundin e tretë eliminator të Champions League. Skuadra e drejtuar nga Jeton Beqiri arriti një fitore të madhe 1-2 në fushën e Steaua Bukuresht, duke kaluar më tej me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Ndeshja në “Arena National” nisi me avantazhin e vendasve, që kaluan në epërsi me Tissotin në minutën e 28-të. Por reagimi i kuqezinjve ishte i menjëhershëm dhe vetëm pesë minuta më vonë, Liridon Latifi barazoi shifrat pas një goditjeje nga këndi.

Pjesa e parë përfundoi 1-1, ndërsa në të dytën Shkëndija tregoi karakter dhe qetësi. Edhe pse Besart Ibrahimi humbi një rast të artë në minutën e 78-të, fitorja do të vulosej në minutën e 87-të me një gol të bukur të Vane Krstevskit, i ndihmuar nga një devijim dhe dalja e gabuar e portierit rumun.

Shkëndija tashmë do të përballet me Qarabag në raundin e tretë, ndërsa Steaua bie në Europa League, ku do të luajë ndaj Dritës nga Kosova. Festa vazhdon për kuqezinjtë e Tetovës në Evropë, të cilët kanë të sigurta tashmë grupet e Europa League.

Artikujt më të kërkuar

4
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x