13.5 C
Tirana
15 / 03 / 2026

HRW: Tortura, pjesë e planit rus në Ukrainë

Torturimi i vazhdueshëm i të burgosurve ukrainas në qytetin Izjum, në lindje të Ukrainës, ishte pjesë e “politikës dhe planit” të ushtrisë ruse, vlerëson organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch.

Izjumi, i cili ndodhet në rajonin e Harkivit, u mor nga forcat ruse shumë shpejt pasi Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt, dhe u çlirua nga luftëtarët ukrainas muajin e kaluar.

Pas rikthimit të kontrollit, forcat ukrainase gjetën një varr masiv në qytet, me mbi 400 trupa, përfshirë 30 me shenja torture.

“Forcat ruse dhe të tjerët që veprojnë nën komandën e tyre, i torturuan në mënyrë rutinore të burgosurit gjatë pushtimit gjashtëmujor të Izjumit”, thotë Human Rights Watch në raportin e publikuar të mërkurën.

“Viktima të shumta ndanë me ne rrëfime të besueshme të përvojave të torturës, gjatë marrjes në pyetje në objekte që kontrolloheshin nga forcat ruse dhe vartësit e tyre – çfarë lë të kuptohet se ky trajtim ishte pjesë e një politike dhe plani”, tha Wille.

Të arrestuarit, që u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre ose nga vende të tjera, u mbajtën deri në 14 ditë.

Të gjithë të burgosurit meshkuj thanë se u goditën me elektroshok, ose u rrahën me duar, kondakë pushkësh, tuba metalikë dhe objekte të tjera. Një e burgosur grua, ndërkaq, i tha organizatës Human Rights Watch se ishte rrahur me grushte dhe se ishte kërcënuar me përdhunim.

“Gjetjet tona tregojnë se trupat ruse kanë kryer abuzime të tmerrshme në shumë zona që kanë pushtuar dhe ka shqetësime reale për abuzime të ngjashme në zona të tjera, ku vazhdojnë të kenë kontrollin”, tha Wille.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x