17.5 C
Tirana
15 / 03 / 2026

Bursat për ekselentët, Kushi: Duhet të punoni në Shqipëri të paktën tre vite pas diplomimit

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar ditën e sotme se studentët eksleentë që pajisen me bursa studimi me vlerë sa paga minimale do të jenë të detyruar të qëndrojnë dhe të punojnë në Shqipëri të paktën edhe tre vite pas diplomimit.

“87% e studentëve ekselentë kanë vendosur të studiojnë këtu në vendin tonë. Në bashkëpunim me universitetet po punojmë për të rritur cilësinë e arsimit të lartë dhe që Shqipëria të mos rrezikojë që shumë prej jush t’i ketë larg. Kemi ofruar bursa studimi me vlerë sa paga minimale për studentë të shkëlqyer edhe për ata studentë që kanë zgjedhur programet prioritare apo ata që kanë fituar olimpiada ndërkombëtare. Por ama kemi vendosur një kusht që pas diplomimit të vazhdoni të qëndroni këtu të punonin edhe për të paktën tre vite”, deklaroi Kushi.

Ajo u shpreh se këtë vit ka më shumë fitues të medaljeve të arta në krahasim me një vit në parë për shkak të uljes së kriterit të vlerësimit maksimal në provimet me zgjedhje për të shtuar përfituesit nga kjo skemë.

“Kemi shumë më tepër fitues të medaljeve të arta. Ka një arsye pse jemi më shumë. Ne këtë vit kemi ndryshuar kriteret për ata që fitojnë medalje të artë. Deri vitin e kaluar ishte për ata maturantë që përfundonin studimet me të gjitha dhjeta. Këtë vit kemi vendosur që një nga katër provimet mund të jetë 10.00. Kemi 123 fitues. Ju jeni krenari për ne dhe model frymëzimi për shokët dhe shoqet.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x