15.5 C
Tirana
17 / 11 / 2025

Shqipëria ruan vendin e “play off”-it për në Botëror! Ja situata në Grupin “K”

Pas barazimit me Serbinë pa gola, Shqipëria ruan vendin e dytë në grup me 4 pikë të grumbulluara në 3 ndeshje.

Ekipi i Kombëtares nuk arriti të marrë më shumë se një pikë në përballjen me Serbinë, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 0-0.

Ndërkohë Anglia ka forcuar pozitën e saj në vendin e parë, pasi ka arritur të mundë me rezultatin minimal 0-1 kundër Andorrës.

Vendin e tretë momentalisht e mban Letonia me 3 pikë të grumbulluara në 2 ndeshje, e katërta është Serbia me 1 pikë, e cila me ndeshjen e sotme nisi misionin e saj për kualifikim në Botërorin 2026 në SHBA.

Ndërkohë, Andorra është e fundit në grup pasi nuk ka grumbulluar asnjë pikë në 3 ndeshjet e para.

Nëse kjo do ishte renditja përfundimtare, Shqipëria do e shihte veten të kualifikuar për në Botërorin e 2026-ës.

RENDITJA

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x