Nga Ervin Karamuço
Çështja është në hetim dhe është ende herët të dalim në konkluzione, por ka disa gjëra që ne i kemi ngritur shpesh dhe policia nuk na ka dëgjuar. Asistenca dhe mbikqyrja psikilogjike dhe e shëndetit emocional të policëve të terrenit është shumë urgjente me qëllim që ata të reagojnë në mënyrë të përgjegjshme sipas ligjit dhe procedurave standarte.
Ndihet emergjente rivendosja në funksion e minikamerat trupore operacionale të policisë së shtetit sepse do ndihmojnë shumë në hetimin dhe zbardhjen e ngjarjeve të tilla. Nuk ka ende një informacion se pse janë hequr minikamerat.
Rregulli i artë për të cilët duhet bërë shumë punë trajnuese në vazhdim me policinë është që me prangosjen e personit mbaron forca e ligjshme e përshkallëzuar. Nga ai moment fillojnë të drejtat e njeriut.
Uroj mos jemi përpara një ngjarje Rasha 2
- Zjarr i madh në Halkidiki të Greqisë, autoritetet evakuojnë me urgjencë banorët dhe mijëra pushues, era e fortë përkeqëson situatën - 13/08/2026
- Zjarret me bilanc rekord, 45 vatra në 24 orët e fundit, ja zonat kritike! 12 ende aktive, evakuim banorësh, 839 forca dhe 7 mjete ajrore në aksion - 13/08/2026
- Kufizime në autostradën Tiranë-Durrës më 14-15 gusht, ja si do të devijohet trafiku - 13/08/2026