7.5 C
Tirana
04 / 02 / 2026

Truss jep dorëheqjen pas vetëm 44 ditësh në detyrë: Kryeministrja pranon se nuk mund të vazhdojë bisedimet pas krizës me shefat konservatorë për vërshimin e letrave të mosbesimit nga deputetë të zemëruar

Liz Truss dha dorëheqjen në mënyrë dramatike sot, duke pranuar humbjen pas bisedimeve të krizës në Downing Street me shefat konservatorë.

Pas vetëm 44 ditësh , kryeministrja shkoi në një foltore jashtë derës së zezë të famshme për të konfirmuar largimin e saj, duke vulosur fatin e saj si kryeministrja më “jetëshkurtër” në historinë moderne politike.

Duke zbuluar se kishte informuar Mbretin për vendimin e saj, ajo tha: “Unë nuk mund ta mbaj mandatin… Do të qëndroj si kryeministre derisa të zgjidhet një pasardhës”.

Zonja Truss – e cila këmbënguli se ishte një “luftëtare dhe jo një dorëheqëse” jo më pak se 24 orë më parë – tha se konkursi i udhëheqjes konservatore do të përfundojë gjatë javës së ardhshme. Duke dhënë deklaratën e saj , ajo u shoqërua nga bashkëshorti Hugh.

Deputetët konservatorë bëjnë thirrje publike që Truss të largohet, më poshtë lista

1) Crispin Blunt

2) Andrew Bridgen

3) Jamie Wallis

4) Angela Richardson

5) Charles Walker

6) Will Wragg

7) Gary Streeter

8) Steve Double

9) Sheryll Murray

10) Henry Smith

11) Miriam Cates

12) Matthew Offord

13) Jill Mortimer

14) Ruth Edwards

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x