Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e pedagogëve, të cilët po bojkotojnë mësimin që prej nisjes së tij.
Kryeministri Edi Rama shkruan në Twitter:
“Mediat e angazhuara masivisht për ta paraqitur si masive protestën e një pakice pedagogësh,nën udhëheqjen e nongratave e të shiksave të tyre,flasin për gjoja një Veting që do bëka regjimi imagjinar për pedagogët! Asnjë Veting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar! Sa për rritjen e mëtejshme të pagave e përsëris, nuk do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme, pas pensionistëve në fundvit dhe pas daljes dimri, kur do të bëjmë bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike, edhe për familjet e pedagogëve që mbrohen nga qeveria!”
- Mister në Brazil, pas humbjes në zgjedhje zhduket Flavio Bolsonaro! I anulohen pasaportat, dyshohet se është arratisur në SHBA - 27/10/2026
- Paketa fiskale, reagon Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj - 27/10/2026
- “Bëhuni gati për luftë me Rusinë”- Anglia paralajmëron Europën për sulme të shpejta: I kemi njoftuar qytetarët dhe NATO-n! - 27/10/2026