Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi deklaroi se kjo forcë politike ka angazhuar patronazhistët edhe për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Klosi u shpreh se PS-ja është e fortë prej patronazhistëve, të cilët dalin në terren dhe komunikojnë me qytetarët.
“Padyshim. Partia Socialiste është e fortë, ju i vini emrin patronazhistë, unë i vë emrin struktura elektorale. Vini çfarë emri të doni, njerëz në terren që punojnë, komunikojnë, realizojnë.
Unë kam shkuar në Vlorë, në takimin e parë ngre strukturën tonë, shpërndaj njerëzit në terren, krijoj strukturën elektorale. Ne jemi të fortë nga ata njerëz që janë në terren. Kjo është diferenca, si e bën Edi Rama dhe Partia Socialiste, si e bën Sali Berisha dhe Partia Demokratike”, theksoi ai.
- Elton John feston 5-vjetorin e “Cold Heart” me Dua Lipën: “5.3 miliardë dëgjime dhe një miqësi e mrekullueshme” - 13/08/2026
- Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë - 13/08/2026
- “Nuk e gjykoj njeriun që më fali jetën”, si u tërhoq Skënder Haluci nga trupa gjykuese për dënimin e Ramiz Alisë - 13/08/2026