11.5 C
Tirana
07 / 02 / 2026

Maratona e Tiranës më 23 Tetor, nga 300 deri në 5000 Euro, zbuloni të gjitha çmimet që do të jepen

Maratona e Tiranës 2022, eventi më i madh sportiv në qytet, këtë vit vjen me edicionin e saj të 6-të, ku pjesëmarrësit do të vrapojnë për paqe. Maratona është jo vetëm një sfidë sportive, por edhe një mundësi shumë e mirë financiare për garuesit që do të arrijnë të ngjiten në podium.

Gara është e ndarë në katër kategori: “Marathon” gara e plotë që i dedikohet profesionistëve, “Half Marathon”, për ata që duan të sfidojnë veten, “Tirana 10K” ku garojnë kryesisht të apasionuarit pas maratonave, por jo profesionistë dhe kategoria “We Too” që është gara për personat me aftësi ndryshe.

Çmimet që do fitojnë garuesit për kategorinë Maratonë e plotë (Marathon) janë si më poshtë:

Çmimi i vendit të parë për kategorinë Marathon (42.195 km) do të jetë 5000 Euro, për garuesit femra dhe meshkuj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x