Klonimi i specieve të zhdukura ka qenë një ëndërr e rrëfyer në shumë filma hollivudianë, duke filluar nga “Jurassic Park”.
Por kjo fantazi mund të shndërrohet në realitet relativisht shpejt. Ndër vite kanë qene të shumta kompanitë private, por edhe agjencitë shtetërore, që janë marrë me mundësinë e klonimit të kafshëve të ndryshme.
Por klonimi i një specie të zhdukur do të përbënte një hap më lartë, dhe mundësitë shtohen kur vetë CIA amerikane është një nga financuesit kryesorë.
Agjencia e njohur e shërbimeve sekrete ka financuar kompaninë Colossal Biosciences, që ka si objektiv klonimin e mamuthit, specie gjigante e familjes së elefantëve, që për mijëra vjet ka bashkëjetuar me njerëzimin, duke u zhdukur nga ndryshimet klimaterike dhe gjuetia.