7.5 C
Tirana
15 / 03 / 2026

Australia heq dorë nga njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit

Australia anuloi njohjen e Jeruzalemit perëndimor si kryeqytet të Izraelit duke ndryshuar vendimin e qeverisë së mëparshme.

Ministrja e Jashtme Penny Wong, tha se qeveria e Partisë Laburiste të qendrës së majtë vendosi të njohë përsëri Tel Avivin si kryeqytet. Zonja Wong tha se kabineti ripohoi gjithashtu se statusi i Jerusalemit duhet të zgjidhet në negociatat e paqes me Izraelit dhe palestinezëve.

“Jerusalemi është kryeqyteti i përjetshëm i pandarë i Izraelit dhe asgjë nuk do ta ndryshojë këtë”, tha kryeministri izraelit Lapid në një deklaratë.

Zyrtari i lartë palestinez Hussein Al-Sheikh tha se ai e përshëndet vendimin e Australisë “dhe përkushtimin e saj se e ardhmja e sovranitetit mbi Jerusalemin varet nga zgjidhja e përhershme e bazuar në legjitimitetin ndërkombëtar”.

Në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967, Izraeli pushtoi Jerusalemin lindor, aty ku gjenden vendet e shenjta të tre besimeve fetare, së bashku me Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.

Palestinezët duan që Jeruzalemi Lindor të shpallet kryeqyteti i shtetit të tyre të ardhshëm.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x