Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos është shprehur sërish me nota pozitive për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.
Në një intervistë për Radio Televizionin Slloven ajo ka deklaruar se Shqipëria në vitin 2027 do të mbyllë procesin e negociatave.
“Dy shtete nga Ballkani Perëndimor janë në pararojë të procesit të anëtarësimit në BE. Mali i Zi që renditet në krye, vend me të cilin negociatat mund të përfundojnë deri në fund të vitit 2026. Shqipëria është në vendin e dytë dhe besoj se mund të kalojë vijën e finishit për ti mbyllur negociatat në fund të vitit 2027. Vendimi përfundimtar do të merret nga shtetet anëtare të BE-së. Jam e vetëdijshme për rëndësinë e jashtëzakonshme të komunikimit sepse nuk mund ta imagjinoj që pasi të kenë përfunduar të gjitha negociatat, shteti anëtar do të thoshte jo, ne nuk e duam atë vend në Bashkimin Europian, prandaj jam optimiste për të dyja shtetet pararojë, Shqipërinë dhe Malin e Zi”, u shpreh Marta Kos.
- Dëshmia e të mbijetuarit të Holokaustit: Ne na dehumanizuan - 28/01/2026
- Rutte: Serbia të dënojë autorët e Banjskës dhe sulmin ndaj KFOR, Vuçiç duhet të mbajë premtimet - 28/01/2026
- Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale - 28/01/2026