Çmimi i Madh i Shangait u ngjyros portokalli, me McLaren që nuk njohu rivalë në Kinë.
Oscar Piastri dominoi garën duke ruajtur vendin e parë dhe duke arritur kështu fitoren e tretë në karrierë.
Menjëherë pas tij, ishte dhe shoku i tij i kuadrës Lando Norris, i cili pasi fitoi garën e një jave më parë në Australi, arriti të dilte i dyti në Kinë, duke kryesuar kështu kampionatin.
Podiumi u plotësua nga piloti i Mercedes, George Rusell, ndërsa kampioni i Botës në fuqi, Max Verstappen nuk shkoi më shumë se vendi i katërt.
Ferrari nuk dha të njëjtën paraqitje si një ditë më parë në garën sprint, me Charles Leclerc që përfundoi i pesti, ndërsa Lewis Hamilton i gjashti.
Kështu, Norris kryeson kampionatin me 44 pikë, ndësra pas tij vijnë Verstappen me 36 pikë, Rusell me 35 pikë dhe Piastri me 34 pikë.

- Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Kosova duhet t’i japë fund paralizës politike! Uniteti kombëtar, më i rëndësishëm se kurrë - 04/09/2026
- “Nuk më intereson fare Kurani, më neveritni” – Djali i themeluesit të Hamasit trondit SHBA-në: Nuk dua myslimanë këtu, ikni nga Amerika! - 04/09/2026
- Kreu i PD-së më 6 shtator foltore në SHBA, një grup emigrantësh paralajmërojnë protestë kundër tij: Berisha në burg - 04/09/2026