12.5 C
Tirana
12 / 03 / 2025

Djali i madh i presidentit të SHBA, Donald Trump Jr vizitë në Beograd. Mediat serbe: Do të takohet me Vuçiç

Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit të SHBA, Donald Trump po zhvillon një vizitë në Serbi. Mediat serbe bëjnë të ditur se Donald Trump Jr., ka mbërritur në Beograd këtë të martë.

Mësohet se ai do të zhvillojë një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Detajet e kësaj vizite ende nuk janë bërë të ditura.

Herën e fundit që Donald Trump Jr., ndodhej në Beograd, në 24 shtator të vitit të kaluar në fokus ishin çështje biznesi, investimet dhe atraktiviteti i mjedisit të biznesit në rajon. Në takime u diskutua lidhur me atë se “cilat janë ngjashmëritë dhe dallimet e investimit në rajonin e Evropës Juglindore dhe në SHBA, cilat janë avantazhet e këtij rajoni dhe si të realizohet potenciali i plotë në bashkëpunimin e ndërsjellë biznesor”.

Donald Trump Jr., është nënkryetar ekzekutiv në Trump Organization.

Në këtë kompani përfshihen qindra firma dhe partneritete që zotërojnë ose menaxhojnë ndërtesa biznesi, hotele, kulla rezidenciale, klube golfi, të drejta të markës, marrëveshje të licencimit dhe pasuri të tjera në mbarë botën.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x