Taksapaguesit britanikë kanë shpenzuar 1.2 milion paundë për përkthyes për kriminelët shqiptarë që arrestohen vetëm vitin e kaluar, mes rritjes së kalimeve të paligjshme të nxitur nga trafikantët e njerëzve në Shqipëri raporton media britanike The Sun.
Rritja e parave që shpenzohen për ndihmën me përkthyesit për shqiptarët vjen pasi ekspertët e krimit kanë zbuluar se bandat nga shteti ballkanik janë angazhuar për të marrë nën kontroll pjesën më të madhe të tregtisë së paligjshme të drogës në Mbretërinë e Bashkuar.
Zyrtarët e Home Office thonë se më shumë se 6,000 shqiptarë kanë mbërritur deri në gusht të këtij viti me gomone nën standardet e sigurisë, krahasuar me më pak se 900 në tre vitet e mëparshme së bashku.