Kryeparlamentarja, Elisa Spiropali ka takuar këtë të mërkurë në Varshavë Kryetarin e Parlamentit, Szymon Hołownia dhe Kryetaren e Senatit, Małgorzata Kidawa-Błońska, takime të zhvilluara në kuadrin e Presidencës Polake të Bashkimit Europian.
Spiropali filloi sot vizitën zyrtare në Poloni, gjatë së cilës shoqërohet nga Mimi Kodheli, Kryetare e Komisionit të Jashtëm, Anduel Tahiraj, Kryetar i Grupit të Miqësisë, Milva Ekonomi, anëtare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Eralda Bano, anëtare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, dhe Ambasadorja Mimoza Halimi.
Gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit Szymon Hołownia, Spiropali nënvizoi se anëtarësimi në BE brenda vitit 2030 dhe përfundimi i negociatave brenda vitit 2027, përbën një objektiv strategjik kombëtar të Shqipërisë.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026