Delegacioni i Shqipërisë në koordinim me deputetët e vendeve të Bashkimit të Evropian u larguan nga salla ku po mbahej mbledhja e 145-të e Asamblesë Parlamentare të Unionit Ndërparlamentar në Ruanda në momentin kur filloi fjalimin deputeti drejtues i delegacionit të Federatës Ruse, ky si një akt simbolik për dënimin e agresionit të Moskës në Ukrainë.
Asambleja e 145 e IPU-së, me pjesëmarrës deputetë nga 178 shtete ka bërë thirrje dhënien fund të luftës së Rusisë në Ukrainë dhe miratoi rezolutën me titull: Dënojmë pushtimin e Ukrainës dhe aneksimin e territoreve nga Federata e Rusisë, në mbrojtje të integritetit territorial të të gjitha shteteve. Dy deputetët shqiptarë Ervin Salianji dhe Florenc Spaho kanë qenë pjesë e delegacionit të Shqipërisë.
Në një postim në Facebook, Salianji shkruan se delegacioni i Shqipërisë ashtu sikurse pjesa dërrmuese e delegacioneve botërore mbështeti rezolutën emergjente ku dënohet agresioni ndaj Ukrainës.
“Kigali, Rwanda. Mbledhja e 145 e Asamblesë Parlamentare të Unionin Ndërparlamentar me pjesëmarrjen e deputetëve nga 178 shtete.
Lufta në Ukrainë dominoi diskutimet e Asamblesë ku pjesa dërrmuese e delegacioneve dënuan agresionin e paprovukuar rus ndaj Ukrainës!
Delegacioni i Shqipërisë si pjesa dërrmuese e delegacioneve botërore mbështetëm rezolutën emergjente ku dënohet agresioni ndaj Ukrainës. Asambleja e 145 e IPU-se ka bërë thirrje për t’i dhënë fund okupimit të Ukrainës nga Rusia dhe miratoi rezolutën me titull: Dënojme pushtimin e Ukrainës dhe aneksimin e territoreve nga Federata e Rusise, në mbrojtje të integritetit territorial të të gjitha shteteve.
Asambleja e fokusoi debatin tek rritja e autoritetit të parlamenteve në kontrollin e qeverive, mbrojta e statusit të deputetit, promovimi i të rinjve në politikë, foricimi i bashkëpunimit ndërparlamentar për të ndarë eksperiencat më të mira. Vëmëndje të rëndësishme morên rastet e ndalimit të hapësirave demokratike në parlamentet e vendeve autokratike! Çdo vend është nën monitorim për ruajtjen e standarteve të demokracisë!”, shkruan Slianji.