7.5 C
Tirana
06 / 11 / 2025

KESH blen 2.6 milionë euro energji për fundjavën, reshjet s’mjaftojnë

Prodhimi vendas nuk ka mjaftuar për të plotësuar furnizmin me energji të vendit. Në një kohë që edhe rezerva ujore në kaskadën e Drinit mbetet shumë e ulët pavarësisht reshjeve të shiut .Të dhënat e para disa ditëve të KESH  tregojnë se në basenin e lumit Drin kanë rënë reshje shiu me intensitet të ulët, mesatarisht rreth 18 mm dhe nuk kanë pasur ndikim në prurje të cilat janë me tendencë në ulje. Përkatësisht në Fierzë prurjet janë 65 m3/s ,në Koman 60 m3/s  dhe në Vaun e Dejës 10 m3/s.

Qeveria shtyu me një muaj futjen në fuqi  të fashës për muajin tetor me argumentin se pati një përmirësim të rezervave ujore në kaskadë si dhe u ul konsumi. ERE në vendimin e fundit miratoi shtyrjen e aplikimit të fashës duke e lënë atë në fuqi për periudhën 1 nëntor deri në 31 dhjetor.

Treguesit e deritanishëm të kaskadës duket se do të detyrojnë qeverinë që të nisë zbatimin  e vendosjes së fashës në bazë të cilës energjia do të shtrenjohet me gati 4-fish

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x