12.5 C
Tirana
14 / 03 / 2026

 Alarmi ajror në të gjithë Ukrainën! Thirrje qytetarëve: Shkoni në strehimore

Alarmi ajror në të gjitha rajonet e Ukrainës. Kjo është raportuar nga agjencia ruse e lajmeve Tass duke cituar mediat lokale ukrainase. Autoritetet në Odessa, Nikolaev, Poltava, si dhe në perëndim të vendit, i kanë kërkuar popullatës të qëndrojë në strehimore.

Lufta në Ukrainë bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme. Një sulm në rajonin e Belgorodit, në poligonin e qitjes ushtarake ka shkaktuar vdekjen e 11 personave dhe 15 të plagosurve.

Ministria ruse e mbrojtjes pretendon se sulmi ishte “terrorist”. Nga ana tjetër Kremlini thotë se ndihma e NATO-s për Ukrainën e ndërlikon situatën, por nuk ndikon në objektivat e Rusisë.

    “Rusia do vijojë operacionin ushtarak. NATO ëhstë përfshirë në konfliktin në Ukrainë. Megjithatë, në asnjë mënyrë nuk ndikon në qëllimet tona. Ne do t’i shkojmë deri në fund”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një intervistë për Rossiya-1.

Ndërsa presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko beson se është e mundur që të arrihet një marrëveshje për luftën brenda një jave nëse SHBA dhe Britania e Madhe ulen në tryezën e bisedimeve.

    “Gjithçka varet nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar. Nëse e kuptoni dhe pranoni se është e nevojshme të uleni në tryezë nesër, marrëveshja do të arrihet brenda një jave,” tha Lukashenko në një intervistë për televizionin NBC.

Gjithashtu u shpreh se do të bëjë të pamundurën për të ndaluar luftën në Ukrainë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x