12.5 C
Tirana
14 / 03 / 2026

Elon Musk tërhiqet nga vendimi për të ndaluar financimin e internetit në Ukrainë

Miliarderi  amerikan Elon Musk, CEO i SpaceX është tërhequr nga vendimi i tij për ndalimin e financimit të terminaleve Starlink të dërguara në Ukrainë, duke shkruar në Twitter se kompania e tij do të vazhdojë të ofrojë shërbime satelitore të internetit “falas” për qeverinë ukrainase, edhe nëse kjo do të thotë se kompania e tij do të humbë para.

“Dreqin”, shkruan Musk në Twitter.  “Edhe pse Starlink ende po humbet para dhe kompanitë e tjera po marrin miliarda dollarë nga taksapaguesit, ne thjesht do të vazhdojmë të financojmë falas qeverinë e Ukrainës”, raporton The Verge.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x