Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në Kosovë, në një konferencë të jashtëzakonshme, ka bërë të ditur se për shkak të probleme teknike të aplikacionit, KQZ ka vendosur që numërimi të bëhet manualisht.
“Pas shumë përgatitjeve dhe testimeve që kemi bërë gjithçka ishte gati për rezultatet preliminare, por për shkak se aplikacioni për përpunimin dhe prezantimin e këtyre të dhënave nuk ka funksionuar, ne nuk po arrijmë ti prezantojmë këto të dhëna përmes platformës elektronike.
Për këtë arsye, KQZ u kërkon ndjesë të gjithë qytetarëve. Në këto rrethana, KQZ ka shqyrtuar situatën dhe ka vendosur që të mbledhë të dhënat në mënyrë manuale nga të gjitha vendvotimet përmes formularëve të subjekteve politike, të cilat janë plotësuar.
Sigurojmë qytetarët që mostransmetimi i rezultateve përmes platformës elektronike nuk ka asnjë ndikim në rezultatet që janë pjesë e këtyre formularëve, në mënyrë manuale do t’i publikojmë”, njoftoi kryetari i KQZ-së në Kosovë.
Më tej, ai nuk dha një afat kohor kur mund të kemi një rezultat paraprak për zgjedhjet e së dielës.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026