12.5 C
Tirana
12 / 03 / 2025

Paratë e USAID? Martin Leka: Amerika më mirë t’i japë për Reformën në Drejtësi

Analisti Martin Leka u shpreh në emisionin “Real Story” se paratë e USAID, Amerika më mirë t’i japi në Shqipëri për Reformën në Drejtësi sesa për biznesmenët si Elton Ilirjani.

Kjo deklaratë ka vazhduar debatin, ku specialisti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi tha se testi i Amerikës dhe Reformës në Drejtësi do të jetë në ditët në vazhdim, kur politika të akuzojë SPAK.

Debati i plotë:

Martin Leka: Problemi është që ai është në kundërthënie me ato që ka premtuar vetë. Tha do ta ndalojë luftën në Ukrainë, nuk po e ndalon, thjesht po e pezullon. Thotë do ta pezullojmë, por nuk dihet fati i zonave të caktuara.

Ne shohim vetëm Trumpin, por se çfarë zhvillimesh ka… Pasi kjo bota nuk është vetëm Amerika, është edhe Europa ashtu siç, është edhe Kina. SHBA nuk duhet të jetë më referenca si shteti më demokratik i botës.

Amerika këto paratë që i ka dhënë Elton Ilirjanit me shokë psh, më mirë t’i japë për reforma të qënësishme, për Reformën në Drejtësi dhe shumë gjëra të tjera që ne shqiptarët nuk dimë. Pra këto para duheshin, por jo t’i marri mbrapsht sërish Amerika.

Emilio Çika: Reforma në Drejtësi me të vërtetë kishte një mbështetje amerikane, por ishte dhe një nevojë ulëritëse e brendshme. Në të gjitha sondazhet del që është një reformë që ka besueshmëri te populli shqiptar. Rrjedhimisht, pse mos të rrimë ne te kjo. Duam apo s’duam ne, Shqipëria është një vend i vogël dhe në këtë aspekt pozicionimi i Shqipërisë është i qënë dhe do vazhdojë.

Ledjon Krisafi: Testi i Amerikës dhe Reformës në Drejtësi në Shqipëri do të jetë në javët dhe muajt në vazhdim, kur politika shqiptare do të dali të akuzojë sërish SPAK dhe Reformën në Drejtësi, edhe do të shohim a do të dali dikush nga ambasada Amerikane dhe të thotë që e kemi mbështetur ne? Nëse nuk del më askush ta mbrojë pas sulmeve, do të thotë që Amerika nuk është më me Reformën në Drejtësi, por nëse del përsëri dikush atëherë jemi në të njëjtën linjë. Testi do të jetë pikërisht ky.

Medlir Mema: Unë personalisht mendoj që duhet të shtrëngojmë ne rripin tonë dhe rikthejmë që përgjigjet e këtyre pyetjeve fillojnë nga interesi kombëtar i Shqipërisë, i cili duhet të identifikohet. Edhe se cilat janë objektivat tona në politikën e jashtme dhe të brendshme, pastaj mund t’i japim përgjigje këtyre pyetjeve.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x