4.5 C
Tirana
14 / 03 / 2026

Lakuriq dhe të paushqyer, shpëtohen dhjetëra emigrantë në Greqi

Rreth 92 emigrantë të paligjshëm janë shpëtuar mbrëmjen e djeshme në brigjet e lumit Evros, Greqi.

Sipas burimeve nga mediat greke, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se emigrantët ishin braktisur në vendngjarje lakuriq dhe të paushqyer. Në deklaratën e bërë, ministria akuzoi Turqinë për “trajtimin çnjerëzor’ të migrantëve.

Oficerët e policisë greke deklaruan se emigrantët u kanë thënë se janë transportuar në Evros me tre automjete të autoriteteve turke, ndërsa më pas kanë hipur në varka plastike për të kaluar në anën greke.

Emigrantët e zhveshur janë fotografuar nga policia, duke treguar qartë gjendja e tyre pas mbërritjes në Greqi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x