Air Albania ka reaguar pas akuzave të Arben Ahmetajt, gjatë intervistës së tij për Çim Pekën, ku deklaroi se kompania ajrore Air Albania ka falimentuar.
“Në përgjigjie të interesimit të disa mediave lidhur me deklaratat e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj mbi kompaninë Air Albania, informojmë se:
Zoti Arben i detyrohet kompanisë sonë një shumë të konsiderueshme, pasi ai dhe familjarë të tij kanë udhëtuar me Air Albanian pa paguar biletat.
Në mënyrë të përsëritur zoti Arben ka premtuar se do ta shlyejë kompaninë, por kjo nuk ka ndodhur akoma.
Lidhur me akuzat e tjera të tij, mund të themi vetëm se ato janë po aq të besueshme sa besueshmëria e zotit Arben si klient i Air Albania”, thuhet në reagim.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Sateliti i NASA-s do të bjerë sonte në Tokë pas 22 vitesh në hapësirë, a ka rrezik për njerëzit? Ja zonat ku mund të përfundojnë mbetjet e tij - 04/11/2026
- Chris Pappas fiton në New Hampshire, bëhet senatori i parë greko-amerikan pas 14 vitesh dhe burri i parë homoseksual në Senatin amerikan - 04/11/2026
- Anëtarësimi në BE, Hoxha nga Berlini: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra, por vlerësim mbi bazën e meritës - 04/11/2026