8.5 C
Tirana
03 / 02 / 2026

Homazh për Iranin në Berlin, Rama publikon VIDEON, këndohet ‘Bella Ciao’ në gjuhën perse

Nga Berlini ku po mori pjesë në punimet e Kongresit të Partisë Socialiste Evropian, Kryeministri Rama ka publikuar një video në tik tok ku i bëhet homazh 22-vjeçares iraniane Mahsa Amini, e cila u nda nga jeta teksa mbahej në arrest policor, pasi akuzohej se kishte vënë keq shaminë. Në Berlin është luajtur kënga ‘Bella Ciao’, himn i së majtës botërore, në gjuhën perse e kënduar nga një vajzë iraniane në nder të Mahsa Amini.

   “Ne jemi një lëvizje e vërtet ndërkombëtare dhe ajo që po ndodh në Iran nuk mund të tolerohet, ne qëndrojmë në solidaritet të plot me të gjithë gratë dhe burrat e Iranit që protestojnë kundër regjimit Iranian”, thanë përfaqësues të Partive Socialiste Evropiane.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x