BDI: Dje krenari, sot turp! Qeveria për shtatë muaj shkatërroi arritjet e një dekade!
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një reagimi ka numëruar bilancin e siç thonë ata, dështimeve të qeverisë aktuale.
Sipas tyre, kjo qeveri ka sjellë vetëm izolim ndërkombëtar, duke e kthyer RMV-në nga rruga europiane në regjim të izoluar.
BDI përveç kësaj ka numëruar dhe shumë pika të tjera dështimi të qeverisë VMRO-VLEN.
Reagimi i plotë:
Nga janari në janar: Rënia e përfaqësimit dhe izolimi ndërkombëtar
Nga janari i kaluar, kur shqiptarët kishin Kryeministrin e parë, në këtë janar, ku për çështjet shqiptare në Maqedoninë e Veriut vendos njeriu i Vulin-it, Stoilkoviç.
Nga një shtet me reputacion të lartë në komunitetin ndërkombëtar, në një regjim të izoluar që rreshtohet me Dodikun dhe grupet anti-perëndimore.
Nga një përfaqësim dinjitoz dhe i institucionalizuar i shqiptarëve, në përjashtim, margjinalizim dhe nënshtrim.
Nga ndërtimi i Korridorit 8 si projekt strategjik për shqiptarët dhe rajonin, në përjashtimin e plotë nga investimet infrastrukturore.
Nga një sistem arsimor që solli Abetaren e përbashkët mbarëkombëtare, në një qeveri që u përpoq të zëvendësojë identitetin dhe kulturën me himnin për nxënësit shqiptarë.
Nga mbështetja e kulturës shqiptare dhe promovimi ndërkombëtar i trashëgimisë sonë, në anulimin e projekteve dhe ndalimin e subvencioneve për institucionet shqiptare.
Nga rritja ekonomike dhe investimet e drejtuara drejt zhvillimit të zonave me shumicë shqiptare, në stagnim të plotë dhe shpërfillje totale nga qeveria.
Nga kryetar të FFM dhe një sport i mbështetur dhe krenari për arritjet e sportistëve shqiptarë, në përjashtim.
Ky është bilanci i një qeverie që në vetëm shtatë muaj ka shkatërruar arritjet e një dekade dhe ka dëmtuar rëndë pozitën euroatlantike të vendit.
Dje krenari, sot turp!
- Real Madrid shokon Arsenalin, i vendos çmim marramendës Vinicius Jr - 04/08/2026
- Anija indiane fundoset pranë brigjeve të Jemenit pasi u godit nga një raketë, shpëtohen mrekullisht 14 marinarë - 04/08/2026
- Qytetet tona nuk janë më në dorë të qytetarëve… Dy ngjarje, pak cinizëm dhe disa konkluzione - 04/08/2026