Bashkëdrejtuesi i “Djathtas 1912”, Edvin Kulluri, ka folur për zgjedhjet e 11 majit dhe koalicionet parazgjedhore mes partive të reja dhe të vogla.
I pyetur në Vizion Plus, se a do të bashkëpunonin me Lulzim Bashën, Kulluri tha se do të bashkëpunonin me një kusht, që ai të largohej nga grupi parlamenatr i PD.
Madje Kulluri shtoi se do të bashkëpunonin edhe me Sali Berishën nëse ky i fundit do të pranonte se SPAK po vepron drejt.
“Bashkëpunojmë me Sali Berishën nëse ai do të deklarojë se është pro SPAK. Po ashtu edhe me Bashën, por më parë ai duhet të distancohet nga grupi parlamentar i PD. Se nuk mund të jeshë edhe kundër edhe brenda në grup parlamentar”, tha Kulluri.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Votë kundër urrejtjes dhe elitave”/ Demokratët triumfojnë në SHBA, reagojnë liderët botërorë - 04/11/2026
- Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje - 04/11/2026
- “Vala blu” mund Trumpin/ Me 258 vende nga 435 në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët pushtojnë edhe Senatin - 04/11/2026