Zgjedhësit shqiptarë vijojnë të mbështesin Partinë Socialistë për një mandat të katër në pushtet. Të dhënat e sondazhit të fundit të Eduart Zaloshnjës në bashkëpunim me Report tv, të publikuara mbrëmjen e 16 janarit 2025, në emisionin “Frontline’ tregojnë se për PS sot do të votonin 50.5% e qytetarëve, 31.3% për PD, 16% për partitë e reja dhe 2.2% për partitë e vjetra. Ajo që vihet re është rritja e mbështetjes për socialistët në muajin janar me 2.4% krahasuar me dhjetorin.
Aktualisht edhe për PD ka një rritje të lehtë me 0.3%. Nga anketimi rezulton se edhe diaspora do tja jepte sot votën Edi Ramës me 52.9% mbështetje. Krahasuar me muajin dhjetor këtë vit duket se partitë e reja pëlqehen më pak nga elektorati, me një rënie të votimit me 3%. Ka një rritje të lehtë për partite e vjetra.
Pyetjes se cilin nga dy politikanët kryesorë kanë opinion më pozitiv, sondazhi tregon se shqiptarët zgjedhin pa hezitim Edi Ramën me 52.2% të votave. Madje në janar kryeministri ka një rritje të mbështetjes me 3.1%. Ndryshe rezulton Sali Berisha i cili ka vetëm 30% të mbështetjes, megjithëse me një rritje me 0.9% në janar. Rama sot sfidon Berishën edhe me votën e emigrantëve me një pëlqyeshmëri të 56.1% tyre. Ndërsa lideri demokrat pëlqehet 30.2%, 17.6% janë për asnjërin prej tyre.
Sa i takon arritjeve të qeverisë, në përgjithësi shqiptarët si brenda dhe jashtë shprehen pesimistë me 47% të votave, megjithëse ka një tendencë rritjeje me 2.3% të opinionit pozitiv gjatë muajit të parë të këtij viti.
Zgjedhësit u pyetën nëse i shohin normale sharjet dhe shpifjet e politikanëve ndaj njëri-tjetrit. 79.4% thonë se jo, ndërsa 11.2% i shohin normale, pjesa tjetër prej 9.4% janë të dyzuar.
- Dashamir Tahiri: Shoqata ‘Çamëria’ në momentin më të keq në histori, s’ka as zyrë, as email, drejtohet me telefon nga Idrizi - 04/02/2026
- Milani nuk ndalet, fitore bindëse ndaj Bolonjës - 03/02/2026
- Bojkoti për reformat/ Leka: Opozita ka treguar mungesë serioziteti. Ka frikë se do mbetet jashtë tryezës - 03/02/2026