8.5 C
Tirana
14 / 03 / 2026

Sulmet në Zaporzhzhia, gjenden 15 trupa të pajetë nën rrënoja

Autoritetet ukrainase gjetën 15 trupa nën rrënojat e një ndërtese në Zaporizhzhia , të goditur nga një raketë e lëshuar të dielën e kaluar nga forcat e armatosura ruse. Nga sulmi mbetën të plagosur 11 persona, ndërsa gjashtë janë aktualisht të zhdukur. Operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim dhe ekipet e emergjencës kanë arritur tashmë të heqin afro 200 tonë rrënoja nga ndërtesa e banimit nëntëkatëshe.

Trupat ruse hodhën pesë raketa kundër qytetit të Kharkivit nga rajoni Belgorod i Rusisë. Kjo është raportuar nga kreu i administratës rajonale ushtarake të Kharkiv , Oleh Syniehubov .

 “Ambjentet jo-rezidenciale u dëmtuan nga sulmet me raketa ruse në distriktin Kharkiv, të nisura gjatë ditës. Okupuesit hodhën pesë raketa nga Belgorod. Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për viktima”, thuhet në një deklaratë. Sipas Syniehubov, shërbimet përkatëse janë duke punuar në vendin e sulmit dhe dokumentimin e krimeve të kryera nga pushtuesit rusë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x