Kryeministri Edi Rama ka ndare pamje nga punimet e fundit në kantierin e Unazës së Madhe, pak orë para hapjes së saj.
“Mirëmëngjes dhe me punimet e fundit në kantierin e Unazës së Madhe pak orë para hapjes së madhe, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
Unaza e Madhe e kryeqytetit është një segment me një gjatësi prej 27 kilometrash të gjatë, e cila do t’i kushtojë në total buxhetit një vlerë prej 373 milionë eurosh.
Kjo unazë do të jetë në shërbim të të gjithë automjeteve, të cilat aksesojnë Tiranën nga të gjitha hyrjet jashtë qytetit, si nga Rruga e Arbrit, ashtu edhe nga rruga Tiranë-Elbasan apo Tiranë-Durrës.
Përfundimi i këtij projekti pritet të ulë ndjeshëm trafikun në kryeqytet ndërsa punimet parashikohet të përfundojnë në fund të këtij viti.
- Real Madrid shokon Arsenalin, i vendos çmim marramendës Vinicius Jr - 04/08/2026
- Anija indiane fundoset pranë brigjeve të Jemenit pasi u godit nga një raketë, shpëtohen mrekullisht 14 marinarë - 04/08/2026
- Qytetet tona nuk janë më në dorë të qytetarëve… Dy ngjarje, pak cinizëm dhe disa konkluzione - 04/08/2026