Parku Eden, instalacioni prej druri, i ndërtuar brenda kryeministrisë ka përfunduar dhe së shpejti do të jetë i hapur edhe për publikun,.
Gjatë një interviste për mediat greke, kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet, të këtij projekti i cili është ideuar nga studio austriake “Precht” dhe si bazë ka drurin, ku në vend që të vendoset një kopësht në tokë, krijohet një kopësht 3- dimensional që lejon zhvillimin e programeve dhe eventeve publike të ndryshme.
Sipas kreut të qeverisë, ky instalacion nuk është një vepër arti por një projekt për energjinë e rinovueshme vetëm për mjedise pune dhe evente kulturore.
“Ky është një park natyror dhe një mjedis pune njëkohësisht në ambjentet e kryeministrisë, një hapësirë kjo shtesë që do tu shërbeje jo vetëm punonjësve këtu por edhe publikut të gjerë. Këtu mund të bëjmë evente, konferenca po ashtu edhe teatër.”
Kopshti i Edenit ka tribunën e tij, një rampë ulëse, qe mundëson zhvillimin e konferencave zyrtare gjatë ditës dhe në mbrëmje mundësinë për leksione, koncerte apo fjalime. Ndërsa bimët, do të mbështjellin audiencën me një kuvertë natyrale si sfond i bukur për eventet.
- Si Kina po përfiton nga dobësimi gradual i Shteteve të Bashkuara - 15/05/2026
- Italia me rregull të ri! Nga nesër skuterët elektrikë me targë, kush nuk e vendos merr gjobë 400 euro - 15/05/2026
- Rama nga Estonia: Europa duhet të flasë me Vladimir Vladimiroviçin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë - 15/05/2026