Protothema i ka kushtuar një shkrim kryeministrit shqiptar Edi Rama pas fjalimit të tij të “bujshëm” në Strasburg.
Sipas medias greke, kreu i qeverisë shqiptare nuk hezitoi të lavdërojë Turqinë në fjalën e tij, duke zemëruar kështu një pjesë të mirë të pjesmarrësve në Asamblenë e KiE-së.
Theksohet po ashtu se pavarësisht se Rama flet rrjedhshëm gjuhët e huaja, ai arriti të acarojë pothuajse të gjithë derisa u anulua dhe darka e planifikuar prej tij.