8.5 C
Tirana
04 / 02 / 2026

Vijon protesta e pedagogëve në Korçë/ Kreka: Bojkoti i mësimit deri në plotësimin e kërkesave

Një pjesë e pedagogëve të universitetit të Korçës nga ora 8:30 minuta kanë ndërprerë procesin mësimor, ndërkohë nga ora 10-12 kanë protestuar në sheshin përpara fakulteteve të këtij universiteti. 

Orjon Ago është shprehur se ndihet i zhgënjyer me një pjesë të kolegëve të cilët nuk i janë bashkuar protestës, ashtu siç kanë bërë pjesa tjetër e mësimdhënësve të këtij universiteti. Universitetet sipas tij nuk janë vetëm tempulli i dijes dhe i kulturës por edhe i protestave paqësore. Kur nuk reagojmë ne pedagogët, kush tjetër mund ta bëjë një gjë të tillë, ka thënë më tej zëvendës dekani i fakultetit të edukimit.

Bojkoti i mësimit do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave tona është shprehur Alba Kreka, përfaqësuese e Sindikatës së Punonjësve të Universitetit të Korçës.  

Një pjesë e studentëve janë pro protestës. Ata thonë se mbështesin kauzën e pedagogëve, madje në ditët në vijim edhe ata do të parashtrojnë kërkesat e tyre, pasi me rritjen e çmimeve janë rritur shpenzimet duke u bërë të papërballueshme.

Kjo është dita e dytë e protestës së pedagogëve në universitetin e Korçës në kërkim të plotësimit të kërkesave të tyre drejtuar qeverisë përmes një peticioni, ku ndër më kryesoret janë rritja e pagave dhe e financimit për kërkimin shkencor. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x